“Jozi e kishte fajin”, përplasje mes Valbona Mhillit dhe Loredana Bratit në emision
1
Loredana Brati dhe Valbona Mhilli kanë qenë së bashku në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Loredana ka qenë në një lidhje me këngëtarin, ndërkohë që Valbona e kishte mik të ngushtë, që e njihte edhe nga jashtë.
Të ftuara sot (e diel) në Fan Club, teksa flisnin për raportin Brikena-Mateo, kanë rikthyer në vëmendje edhe raportin e kaluar.
“Në Big Brother-in e saj kishte gjatë gjithë kohës Jozi e ka fajin, Jozi e ka fajin”, iu drejtua Valbona-Loredanës.
“Sepse kishte faj”, iu kundërpërgjigj ish-konkurrentja.
Ato duket se akoma kanë mbetur në këtë marrëdhënie, ndonëse Loredana nuk ka kontakte me të.
Kjo lidhje zgjati pak edhe jashtë shtëpisë së famshme, e më pas ndanë rrugët me njëri-tjetrin.