Në orët e para të mëngjesit të së dielës (29 mars) hyri në fuqi ora verore në Shqipëri dhe në shumë vende të Evropës. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat e orës u zhvendosën një orë përpara, duke shkuar në 03:00.
Ky ndryshim sjell ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale në mbrëmje, duke ndikuar pozitivisht në aktivitetet e përditshme dhe kursimin e energjisë elektrike.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë që qytetarët të bëjnë kujdes në ditët e para pas ndryshimit, pasi mund të përjetojnë lodhje apo çrregullime të lehta të gjumit për shkak të përshtatjes së organizmit me orarin e ri.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas.