Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave.
Burime bëjnë me dije se në mbledhje ka patur edhe një moment tensioni mes kryeministrit Rama dhe ish ministres se jashtme, Elisa Spiropali.
Në momentin kur po raportonte mbi strategjinë e komunikimit, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili deputetja Spiropali ka qeshur dhe vetë Isamili i është drejtuar “Zonja Spiropali nuk e di cfare ka për të qeshur”.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Rama i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë “ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”.
Në mbledhjen e grupit parlamentar janë prezantuar gjithashtu edhe 4 variante të mundshme të ndarjes së re territoriale të vendit. Prezantimet janë bërë që nga ndarja e dikurshme e Shqipërisë në 36 rrethe e deri tek varianti i ndarjes së vendit në 4 rajone