Landi Hysi ka folur sot në “Breaking” pasi ditën e djeshme hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip” gjatë sfidës së mosreagimeve.
Ai ka shpjeguar se mesazhi që i tha Mirit, teksa mes fjalëve thuhej dhe “çfarë tersi kam që të kam komshie”, Landi u shpreh se ishte për këdo nga banorët që miri ka pranë në atë shtëpi.
Ai komentoi dhe reagimin e Selin, e cila iu drejtua me fjalët “tenxherja kapakun”, duke thënë se nuk ka më mirë se sa të jesh kapaku për tenxheren e Mirit.
“Mesazhi ishte për të gjithë ata që janë afër Mirit. Ndërsa sa për Selin, nuk ka gjë më të mirë se të jesh kapak dhe tenxherja për Mirin. Brenda tenxheres ka një publik që zien duke mbështetur Mirin. Ne të dy jemi tenxhere e kapak me presion që vlojmë. Kur iku Dr Flori isha i mërzitur dhe i thashë Mirit që ta linim fare dhe mos këndonim më, por ka qenë Miri ai që ka ardhur disa herë nga Gjermania për të më bindur që ta vazhdojmë këtë gjë. Pra nuk e di në jam unë shpirti i grupit apo Miri.
Në shtëpi kam bërë prova se si ti qasesha Mirit por ishte e pamundur. U emocionova kur e pashë, kisha zërin që më dridhej dhe gjërat nuk shkuan si duhej por të paktën i thashë mesazhet që doja. Të gjithë banorët më shihnin. Unë doja ta përqafoja Mirin por hoqa dorë që mos i shkaktoja një ngarkesë.”– tha Landi.