Soni Malaj, banorja e parë që hyn në Ferma VIP – Ora Info

March 27, 2026


Këngëtarja e njohur Soni Malaj është bërë banorja e parë që ka hyrë në spektaklin e shumëpritur Ferma VIP, duke hapur zyrtarisht garën.

Ajo u shpreh se e ka pranuar këtë aventurë me shumë dëshirë, duke treguar entuziazmin për sfidën e re që e pret larg komfortit të përditshëm dhe më pranë jetës në fermë.

Tashmë si konkurrente zyrtare, Soni do të përballet me sfida të shumta përgjatë 100 ditëve që pritet të zgjasë ky format, ku qëllimi kryesor mbetet çmimi i madh, shkruan Kosovarja.

Në fund të këtij rrugëtimi, fituesi i Ferma VIP do të shpërblehet me 200 mijë euro, një motiv shtesë për të gjithë banorët që do t’i bashkohen garës.





Source link