Pas ndeshjes, trajneri Silvinjo deklaroi se është i zhgënjyer nga rezultati, por jo nga paraqitja e lojtarëve në fushë.
Lidhur me të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë apo jo të jetë trajner i kombëtares shqiptare, Sylvinho la gjithçka të hapur, ndonëse kontrata e tij është deri në muajin korrik.
“Jam i zhgënjyer për faktin që nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen pas shënimit të golit, por nuk jam i zhgënjyer dhe nuk më ka mbetur peng loja. Jam shumë krenar për lojtarët, atë që ne kishim menduar ata e bënë në fushë, kemi pasur një ndeshje kundër Polonisë, një skuadër që është mësuar në Europian, Botëror, ka lojtarë të nivelit të lartë dhe po ashtu një trajner shumë të mirë.
Praktikisht në 12-15 minutat e para e prisnim që të bënin shumë presion, por qëllimi ynë ishte të rinisnim dhe arritja në zonën e kundërshtarit. Ata nuk kanë në fakt vetëm 2-3 lojtarë të mirë që luajnë për skuadrat më të mira të botës, por të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë fizik. Është mëkat që nuk arritëm dot ta mbyllnim ndeshjen, por futbolli është i tillë dhe kjo ndodh në një finale të Championsit ose në Kupën e Botës”, tha Sylvinho.
“Kontrata është deri në muajin korrik dhe më pas do të vendosim. Ka qenë një rrugëtim prej tre viteve ku ka ndodhur çdo gjë, ka pasur lojtarë që kanë luajtuar 90 minuta të dielën dhe mërkurën, ka pasur lojtarë që nuk kanë marrë minuta fare dhe pa skuadër fare, ajo çfarë ka bërë diferencën është se kanë bërë mirë për ne, jemi një skuadër në rritje, jam krenar për mënyrën si janë prezantuar në ndeshje, ata lënë çdo gjë në fushë dhe kanë kënaqësi për të përfaqësuar Shqipërinë”, shtoi Sylvinho.