Pas daljes nga BBVIP, Kristi Lamaj bëhet pjesë e Top Channel! Ja në çfarë programi do ta shohim
Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”, Kristi Lamaj duket se nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë një kapitull të ri në ekran.
Ish-banori, i cili u kthye në një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni, ka zbuluar publikisht projektin e parë që e pret pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në “Top Story”, Kristi ka treguar për herë të parë se tashmë është bërë pjesë e një projekti të ri që vjen nga Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel, një format që do të ketë në fokus të rinjtë, artin dhe artistët e rinj.
Për të, kjo eksperiencë duket se shënon jo vetëm një vazhdimësi në ekran, por edhe një sfidë të re personale, këtë herë në një rol ndryshe nga ai ku publiku e pa në “Big Brother VIP”.
“Unë, direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një projekt nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel. Një emision ku në qendër ka rininë. Unë do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Do të kemi në fokus artin dhe artistët e rinj, rininë. Është një sfidë dhe kapitull i ri për mua”, u shpreh Kristi.
Në të njëjtën intervistë, Kristi foli edhe për përjetimin e tij pas largimit nga gara, duke e konsideruar “Big Brother VIP” si një eksperiencë që lë gjurmë dhe që të vendos përballë vetes në mënyrën më të zhveshur të mundshme.
“Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin.
Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.”