Sfida e mosreagimeve vijon edhe ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Banorët përballen me situata të ndryshme si dhe kanë të ftuar të papritur, por që nuk duhet të reagojnë.
Sot në shtëpi ka hyrë kunata e Rogertit, i cili sapo e ka parë nuk i ka mbajtur dot lotët. E teksa rrinte e shikonte me lot në sy, ajo i është afruar dhe i ka dhënë një përqafim.
Më pas ajo i tregon se e ka ndjekur gjatë gjithë kohës dhe që e përshëndet.
“Më ka marrë malli. Mos qaj të lutem. O Rogert, të ka zemër motra. O zoti bomba, a je bomba? Të kam shumë xhan. Të kam parë gjatë gjithë kohës, na ke lënë dhe pa gjumë. Të kam shumë xhan. Të kam parë që më ke përmendur, më ke përshëndetur. Të kam mbështetur dhe dua të të rri pranë gjatë gjithë kohës. Më i madhi në vend”, tha ajo.
Më pas ajo prezantohet edhe me banorët e tjerë:
“Si jeni? Unë jam kunata e zotit bomba, motra e Enxhit”.
Kujtojmë se që nga dita e mërkurë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë disa personazhe të njohur, përfshirë këtu edhe ish-banorë të këtij edicioni si Seno dhe Kristi.