Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

March 27, 2026


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi, transmeton Klankosova.tv.

“Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!”, ka shkruar ai.

Screenshot






Source link