Muriqi me një mesazh për tifozët pas fitores historike ndaj Sllovakisë
1
Kosova është një hap larg kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Ata mbrëmë mposhtën Sllovakinë në Bratisllavë, me rezultat 3-4 duke na bërë të ëndërrojmë.
Pas ndeshjes, ylli jonë Vedat Muriqi bëri një status rreth kësaj fitore, duke i motivuar tifozët më shumë se më parë.
“Çfarë nate! Çfarë nderi! Çfarë arritje! Në këto ditë marsi, kur kujtojmë dëshmorët tanë, çdo fitore është krenari dhe përkujtim për ta. Hajdeni të gjithë së bashku deri në fund edhe për shtytjen e fundit e ta bëjmë këtë ëndërr realitet. Me e mira tek po na pret”, ishin fjalët e “Piratit”.
Kosova, në finale do të luajë ndaj Turqisë në Prishtinë, këtë të martë në orën 20:45.