Me një koreografi megalomane dhe fishekzjarre, nis edicioni i tretë i Ferma VIP nën moderimin e Arbana Osmanit – Ora Info
Ka nisur edicioni i tretë i spektaklit shumë të ndjekur Ferma VIP, duke sjellë sërish në ekran një nga formatet më të komentuara të momentit në Shqipëri.
Ky sezon vjen me një risi të rëndësishme, pasi për herë të parë drejtimin e programit e merr prezantuesja e njohur Arbana Osmani, e cila njihet gjerësisht për moderimin e Big Brother. Kalimi i saj në këtë format ka ngjallur interes të madh te publiku, duke e bërë startin e sezonit edhe më të shumëpritur.
Hapja e spektaklit u shoqërua me një koreografi speciale, ku dhjetëra statistë performuan në skenë, duke krijuar një atmosferë spektakolare. Performanca u realizua nën tingujt e këngës Endërroj të Altin Goci, që i dha një emocion të veçantë momentit hapës.
Arbana Osmani u shfaq për herë të parë si prezantuese e këtij formati, duke u mirëpritur nga publiku dhe duke premtuar një sezon plot dinamika, surpriza dhe konkurrentë që do të sjellin histori të reja brenda fermës.
Me këtë start, edicioni i tretë i “Ferma VIP” pritet të jetë një nga më të ndjekurit, ndërsa publiku tashmë ka filluar të komentojë risitë dhe energjinë që sjell moderimi i ri.