‘’Me biçikletë prej Shkodre’’, aktori i njohur futet në “Ferma VIP 3”
3
Aktori, Indri Shiroka i bashkohet kastit të Ferma VIP 3. Shkodranët njihen për dashurinë që kanë për biçikletat dhe Indri u fut brenda fermës me një biçikletë.
‘Erdha prej Shkodre me biçikletë’ u shpreh Indri ndërkohë që në sfond e shoqëronte muzika shkodrane.
Aktori u shpreh shumë entuziast për hyrjen dhe i gatshëm për çdo sfidë brenda fermës më të famshme në vend
Ferma VIP 3 startoi sot në Vizion Plus nën moderimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduard Grishaj.