Ja kur do të shpërndahet paga e 13-të
1
Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars.
Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin për Buxhet e Financa.
Ai ka thënë se ka pasur informacione të pasakta lidhur me këtë dhe se paga e 13-të do të jepet në fund të këtij muaji.
“Njoftim për qytetarët Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka shkruar ai.