Nuk jemi ende gati si shoqëri

March 26, 2026


Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas eliminimit të Stenaldo Mëhillit nga Big Brother VIP Albania, duke ndarë një mesazh që ka prekur ndjekësit e saj.

Në postimin e publikuar, artistja shprehet se do të dëshironte ta shihte Stenaldon si fitues të këtij edicioni, duke e konsideruar praninë e tij si të rëndësishme për shoqërinë.

“Paska ik Stenaldo nga Big Brother. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se mesazhi që ai përçonte nuk u vlerësua sa duhet.Më tej, Vesa ka vlerësuar edhe rolin e produksionit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së figurave frymëzuese në ekran. Ajo ka përgëzuar Top Channel për mundësinë që i dha publikut të njihte historinë dhe forcën e Stenaldos.

“Një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën tejkalon çdo gjë”, shton këngëtarja.Reagimi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, ku fansat e kanë cilësuar si një mesazh të ndjerë dhe mbështetës. Shumë prej tyre kanë shprehur të njëjtin mendim, duke vlerësuar ndikimin që Stenaldo pati gjatë qëndrimit në shtëpi.



Source link