Një ditë para nisjes së sezonit të tretë të “Ferma VIP”, regjisori Eduart Grishaj ka ndarë detaje të rëndësishme organizative dhe teknike rreth formatit.
Në një intervistë ekskluzive përballë moderatorit Florian Agalliu në ekranin e Vizion Plus, ai shpjegoi strukturën me të cilën do të operojë spektakli këtë vit.
Grishaj konfirmoi se rrugëtimi i personazheve do të zgjasë plot 100 ditë, i monitoruar në çdo moment përgjatë 24 orëve, ndërsa netët e spektaklit (Prime) do të mbahen dy herë në javë.
Ndryshimi më i madh për këtë edicion është zgjerimi i kastit të pjesëmarrësve dhe hapësirave të banimit.
Për numrin e konkurrentëve që do të bëhen pjesë e natës së parë, regjisori theksoi: “Dyfishi i sezonit të parë (24 fermerë). I kemi 3 shtëpi”.
Ai sqaroi gjithashtu se ambientet e destinuara për kryefermerin dhe fakirët kanë ndryshuar koncept dhe emërtim, duke treguar edhe përmasat e produksionit nga ana teknike.
“Tani do të quhet Vila. Do të jenë 158 kamera që unë do t’i monitoroj nesër mbrëma. 4 regji,” u shpreh Grishaj.
Kujtojmë se ky sezon i tretë i reality show-t pritet të nisë transmetimin të premten, nën drejtimin e moderatores Arbana Osmani, dhe me një kast opinionistësh të përbërë nga Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.