Motra e Mateos hyn në BBVA, nuk ia kursen dy fjalë Bikenës/ Si e priti banorja? (Video)

March 26, 2026


Sfida e mosreagimit ka sjellë një tjetër moment të veçantë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku këtë herë e ftuara surprizë ishte motra e Mateos.

Hyrja e saj në ambientet e shtëpisë solli emocione të dukshme për banorin, të cilit i rrezatoi menjëherë buzëqeshja në fytyrë.

Pavarësisht dëshirës për ta takuar, Mateo respektoi rregullat e lojës duke shmangur kontaktin dhe bisedën direkte me të.

Megjithatë, ai gjeti një formë alternative për të shprehur ndjenjat e tij, duke iu drejtuar me nënkuptim banorit tjetër, Shëndritit, për t’i treguar se sa shumë e kishte marrë malli për të.

Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër, motra e Mateos nuk u ndal vetëm te vëllai i saj, por vendosi t’i drejtohej edhe Brikenës.

Ajo shfrytëzoi rastin për t’i dhënë një mesazh mjaft dashamirës banores, duke u shprehur saktësisht: “Unë e di që ti nuk më kthen dot përgjigje por qenke më e bukur nga afër. E kuptoj tani pse ky vëllai im të ka kaq shumë qejf”.

Përballë këtyre fjalëve, Brikena e priti situatën me një buzëqeshje, por pa e thyer sfidën, duke mos dhënë asnjë reagim tjetër fizik apo verbal.

Kujtojmë se ky mesazh vjen pas disa ditësh ku afrimiteti mes Mateos dhe Brikenës ka qenë në qendër të vëmendjes, i shoqëruar edhe me miratimin e mëparshëm publik të familjarëve të tyre në rrjetet sociale përmes videove të shpërndara.



Source link