Më tha ta kryej vrasjen
2
I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademaj, Granit Plava, ka dëshmuar sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke zbuluar detaje rreth marrëveshjes që kishte me Naim Murseli, shkruan Insajderi.
Gjatë deklaratës së tij, Plava tha se kishte marrë urdhër direkt nga Murseli për ta kryer vrasjen, pa qenë i informuar fillimisht për identitetin e viktimës.
“Naimi më ka thënë me e kry vrasjen. E kam pyet kush është viktima, nuk ma ka tregu. Para ngjarjes jemi taku të paktën 7-8 herë për me u marrë vesh. Ai më ka thënë që duhet me e marrë përsipër dhe se nuk do të më linte më shumë se dy vite në burg”, deklaroi Plava.
Tutje, ai theksoi gjendjen e tij të rëndë ekonomike si një nga arsyet që e shtynë drejt përfshirjes në këtë rast. Plava u shpreh se është baba i tre fëmijëve dhe se më parë nuk kishte pasur probleme me ligjin.
“Jam baba i tre fëmijëve. Gjendjen ekonomike e kam të dobët. Kam qenë punëtor fizik dhe nuk kam qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale. Jam në dijeni për veprën për të cilën akuzohem”, tha ai.