Sfida e “mosreagimit” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një moment të fortë ditën e sotme, pas hyrjes së papritur të Landit nga ‘West Side Family’.
Dhe hyra e tij nuk kaloi aspak pa zhurmë!
Sapo u fut, Landi shkoi direkt tek Miri për t’i dhënë mbështetje maksimale, duke i lënë një porosi të qartë: “Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort!”, madje, ai e këshilloi Mirin që të mos i pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë
Thumbimet e Landit nuk u ndalën me kaq. Ai u kthye nga Selin duke i lëshuar një tjetër batutë të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie.”
E sigurisht, Selin nuk ia ka lënë mangët! Ajo është dëgjuar duke thënë: “Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun!”duke nënkuptuar se Landi dhe Miri janë fiks si njëri-tjetri.