Bebe Rexha bën komentin e papritur ndaj Brikit dhe Mateos – Ora Info

March 26, 2026


Një nga momentet më të bukura gjatë Prime-it të së martes, ku Brikena vrapoi me shpejtësi drejt Mateos pasi kuptoi se shpëtoi nga eliminimi, nuk paska mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë!

Videoja e saj është bërë aq virale, saqë ka tërhequr vëmendjen e yllit botëror me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Në platformën “X”, një faqe e fansave të këngëtares ka përdorur pikërisht momentin e vrapit të Brikenës për të bërë një meme tepër komike lidhur me muzikën e re të Bebes.

Përbri videos së shkëputur nga shtëpia, fansat kishin shkruar: “Kopertina e albumit ‘Dirty Blonde’ është në dhomën tjetër. Unë:” duke e krahasuar vrapin e Brikenës me nxitimin e tyre për të parë detaje nga albumi i ri. Kjo video e ka bërë Bebe Rexhën të qeshë, e cila nuk ka hezituar ta shpërndajë vetë në profilin e saj zyrtar duke shkruar thjesht: “lol”.

Për t’ju dhënë pak më shumë kontekst mbi arsyen e kësaj memeje, artistja po bëhet gati të sjellë albumin e saj të katërt të titulluar “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor 2026. Ky do të jetë një album vizual, një projekt shumë i rëndësishëm ku ajo shfaqet e pavarur dhe pa filtra.

Arsyeja pse fansat bënë këtë krahasim me vrapin është fakti që kopertina zyrtare e këtij albumi ende nuk është zbuluar dhe po mbahet e fshehtë për një datë të dytë. Padurimi është aq i madh, saqë nxitimi i Brikenës e përshkruan në mënyrë perfekte entuziazmin e tyre për ta parë atë foto sa më parë!





Source link