Arrestohet një 32-vjeçar për grabitje në Prishtinë

March 26, 2026


Një 32-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Sipas policisë, i dyshuar është A,G., dhe i njëjti u arrestua falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe punës intensive hetimore e operative, transmeton Klankosova.tv.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje në Prishtinë. Falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe punës intensive hetimore e operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit: – A.G., mashkull, 32 vjeç”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.






Source link