Arbana Osmani jep lajmin e papritur për Ferma VIP 3 – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

March 26, 2026


Teksa afron dita e nisjes së edicionit të tretë të “Ferma VIP”, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me publikun detajet e plota rreth mënyrës se si mund të ndiqet ky reality show.

Përmes një videoje të publikuar në llogaritë zyrtare të programit, ajo i ka dhënë përgjigje një prej pyetjeve më të shpeshta të ditëve të fundit lidhur me transmetimin e pandërprerë të formatit.

Osmani ka bërë të ditur se spektakli do të jetë i aksesueshëm në një numër të madh platformash televizive dhe aplikacionesh.

Megjithatë, risia kryesore që ajo zbuloi për këtë sezon është transmetimi i drejtpërdrejtë në platformën YouTube,

një vendim ky që u jep mundësinë të gjithë shqiptarëve kudo në botë ta ndjekin rrugëtimin e fermerëve pa asnjë pengesë gjeografike.

Në mesazhin e saj, moderatorja u shpreh:

“Pyetja më e shpeshtë e këtyre ditëve: Ku mund ta ndjekim Ferma VIP 24 orë në 24? Kam kënaqësinë t’ju tregoj se do të jeni të rrethuar: Ferma VIP vjen në çdo aplikacion. Mund ta ndiqni në Tring, Klan, në IPKO, Mini Tv, Tibo, Vodafone dhe PTK. Dhe prisni, kam edhe një surprizë për ju. Për herë të parë një reality show në Shqipëri do të mund të shihet nga të gjithë ju, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, diasporë, kudo ku ka shqiptarë, nëpërmjet Youtube, 2 stream, 2 regji në 1 kanal të dedikuar 24 orë në 24 në Youtube.”

Kujtojmë se edicioni i tretë i “Ferma VIP” do të nisë transmetimin këtë të premte, duke mbledhur 24 personazhe të njohur publikë që do të jetojnë për 100 ditë nën vëzhgimin e 158 kamerave në një ambient totalisht të transformuar.





Source link