Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata e Lezhës dënon me burgim të përjetshëm autorin portugez, Ruben Saraiva

March 25, 2026


Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Sipas vendimit të gjykatës, shtetasi portugez Ruben Saraiva është shpallur fajtor për vrasjen e Ardian Nikulaj dhe do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023 në zonën e Shëngjinit, ku Nikulaj u ekzekutua brenda një lokali.

Hetimet zbuluan se vrasja ishte e mirëorganizuar, ndërsa autorët kishin planifikuar me detaje lëvizjet dhe ekzekutimin e viktimës./Ballkan



Source link