Taksistit në Prishtinë i grabiten 15 euro nën kërcënimin e thikës
1
Një taksisti në Prishtinë, mbrëmjen e së mërkurës, i janë grabitur 15 euro.
Për këtë rast ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh.
Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur kur një person i panjohur ka kërcënuar me thikë, derisa taksisti është detyruar t’ia japë 15 eurot.
“Prishtinë 24.03.2026-20:30. Ankuesi mashkull kosovar -taksist, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënim të armës së ftohtë, thikë, i ka grabitur 15 € dhe është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raport.
Për këtë rast, Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin që dyshohet të ketë kryer veprën penale të grabitjes.