Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese

March 25, 2026


Vjosa Osmani ka shpjeguar arsyet pse i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Presidentja në largim tha se partitë politike kanë bërë më shumë propozime sesa që lejohet.

“Për shkak se janë kërkuar tre nga Vetëvendosje, janë emëruar vetëm dy. Janë kërkuar dy nga PDK, është emëruar vetëm një, për shkak se ka më shumë propozime sesa që i lejon Kushtetuta. Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar që ta sqarojë atë”, tha presidentja.Kjo çështje ka qenë e pasqaruar përgjatë viteve, sipas saj.
“Ky rast është ngritur mbi një çështje të ndryshme ligjore, jo si në rastet e mëparshme qoftë nga presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime”, u shpreh ajo.Presidentja e dërgoi të martën kërkesën në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, pasi Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, i ka kërkuar tre anëtarë, ndërsa PDK-ja dy.






Source link