“Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

March 25, 2026


Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim emocional për Brikenën.

Në postimin e saj, ajo ka zgjedhur fjalë të thjeshta por plot ndjenjë, duke lënë të kuptohet për një lidhje të veçantë mes Brikit dhe Mateos, shkruan Indeksonline.

“Mund të ketë nisur si lojë… por ndjenjat nuk shkruhen me skenar”, ka shkruar ajo.

Më tej, Gjyste Vulaj i drejtohet Brikenës me urime të përzemërta: “Të ruajt Zoti, oj çikë, e ta bëftë rrugën e bardhë, ashtu siç e ke zemrën. E bukur brenda dhe jashtë, siç ka ditur vetëm Zoti të të krijojë.”






Source link