E rëndë në Itali, shqiptarja i hedh helm minjsh vjehrrës në ushqim, tenton disa herë ta vrasë

March 25, 2026


Një grua shqiptare 48-vjeçare akuzohet se ka tentuar të vrasë vjehrrën e saj duke i dhënë helm për minj në ushqim. Ngjarja ka ndodhur në Savona, Itali.

Ndaj 48-vjeçares është vendosur masë sigurie nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, për akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas autoriteteve, gruaja është urdhëruar të largohet nga banesa dhe i është ndaluar t’i afrohet vjehrrës, një 73-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, ndaj saj është vendosur edhe mbikëqyrja me byzylyk elektronik.

Hetimet nisën pasi e moshuara ishte shtruar disa herë në spital. Analizat mjekësore zbuluan prani të substancave toksike në gjak, që lidhen me përdorimin e zgjatur të helmit për minj.

Sipas hetuesve, nusja, e vetmja që kujdesej për të moshuarën, dyshohet se ia ka dhënë disa herë helmin duke e përzier me ushqimin. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një paketë helm për minj, substancë që përputhet me atë të gjetur në organizmin e vjehrrës.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.



Source link