29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar vdesin në një aksident në Gjermani
2
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën.
Lidhur me vdekjen e tyre kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa kombësinë e viktimave e kanë bërë të ditur burime të afërta me familjen për Klankosova.tv.
Bazuar në burimet e Klankosova.tv, nëna dhe djali i saj ishin nga Gjakova.
Ndërsa sipas raportimeve të mediave gjermane, ata u goditën nga një kamion në trotuar, teksa 29-vjeçarja po e çonte në kopsht të birin.
Lajmin e trishtë, për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe autoritetet gjermane. /klankosova.tv