Deputeti Sajmir Korreshi deklaroi sot në një studio televizive se PD ka katër vite që vuan, por në këto momente pas skandaleve korruptive që ka denoncuar dhe gjendjen ku ndodhet PS, situata ka ndryshuar.
Por ai shtoi se në garën zgjedhore brenda selisë blu, ish-deputeti Ervin Salianji, të cilin e quajti “mikun dhe shokun e tij”, ka gjetur kohën e gabuar për të bërë lëvizjen.
Gjithsesi ai ishte dakord për kandidimin e Salianjit si kryetar i PD-së, por sugjeroi që ai të dorëzonte letrat e kandidimit dhe të mos bënte më shumë lëvizje mediatike, por një akt konkret. Për Korreshin, në PD nuk ka kandidaturë tjetër më të përshtatshme sesa Sali Berisha, pasi nuk ka cilësi kandidatësh.