Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta në Vlorë

March 24, 2026


Në Vlorë ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, në një aksion që synon të zgjidhë një nga problemet më të vjetra të qytetit: përmbytjet.

Pamjet nga ndërhyrja i ka publikuar kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga kryebashkiakja Brunilda Mersini.

Sipas Ramës, ky projekt do të transformojë zonën nga një kanal i ngushtuar dhe i ndotur, që shpesh është bërë shkak për përmbytje, në një hapësirë të gjelbër për qytetin.


“Kanali i ujërave të larta, në Bashkinë e Vlorës, do të kthehet nga një arterie e ngushtuar dhe e ndotur, që nxiste përmbytjen e qytetit, në një korridor të gjelbër. Një nisëm e bukur e kryetares së bashkisë, që e ka nisur me hapat e duhur mandatin e saj”, shprehet Rama.

Aksioni pritet të vijojë me intensitet në ditët në vijim, me fokus heqjen e të gjitha ndërtimeve pa leje që pengojnë rrjedhën normale të ujërave.

Qëllimi sipas autoriteteve është shmangia e përmbytjeve që janë përsëritur sidomos gjatë dimrit dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane në qytetin bregdetar.



Source link