Një moment i papritur ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selina ka marrë një surprizë nga jashtë që i ka ndryshuar menjëherë gjendjen emocionale.
Një dron është shfaqur mbi shtëpi, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, ndërsa mesazhi i tij ishte i dedikuar pikërisht për Selinën.
Në banderolën e dronit shkruhej:
“Të gjithë jashtë me ty drejt fitores Selin – The Queen Selin, Go Family”
Ky mesazh duket se e ka emocionuar dhe motivuar shumë Selinën, e cila kohët e fundit ishte shfaqur më e tërhequr pas largimit të Gimbos.
Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij droni, por fansat kanë nisur menjëherë të aludojnë se mund të jetë një mbështetje e fortë nga jashtë, ndoshta nga familjarët apo ndjekësit e saj.
Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet, ndërsa ky moment ka rikthyer energjinë dhe buzëqeshjen tek Selina në një moment të rëndësishëm të lojës.