LAJM I FUNDIT/ Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO merr vendimin e rëndë për Altin Hajrin!

March 24, 2026


Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.

Sipas vendimit të trupit gjykues, provat e administruara gjatë procesit kanë qenë të mjaftueshme për të provuar përfshirjen e Hajrit në këtë krim të rëndë.

Megjithatë, i pandehuri ka mohuar akuzat përmes mbrojtjes së tij ligjore, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për planin e rrëmbimit.

Më herët, për të njëjtën ngjarje, Gjykata ka dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm edhe Festim Bexhdilin, i cili është shpallur fajtor për rolin e tij në këtë çështje.

Kujtojmë se vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit.

Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun.

Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një.

Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi (aktualisht i arrestuar në Turqi), Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja.

Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja.

Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.



Source link