Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë
1
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 2 raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi. Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast, ky numër shënon një rritje të lehtë.
Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.
Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.