Çifti kishte pasur konflikte edhe më herët, 4 ditë më parë Policia kishte shkuar t’i

March 24, 2026


Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai dyshohet se ka qëlluar edhe veten.

Çifti kishte rreth 20 vite që jetonte në fshatin Kuman, pasi ishte zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë jashtë vendit.

Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen.

Raportohet se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, policia kishte ndërhyrë në banesën e tyre për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.



Source link