Balluku, kapitull i mbyllur, është ngritur kapitulli Rama

March 24, 2026


Ilir Alimehmeti ishte sot në studion e News24, teksa foli mbi çështjen Balluku dhe qasjen e kryeministrit Rama ndaj drejtësisë, në hetimet ndaj ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Alimehmeti thekson se mosheqja e imunitetit të deputetes, pas vendimit të grupit parlamentar socialist, mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

Sipas tij, 83 mandatet që ka mazhoranca nuk janë për të mbrojtur vjedhjen, por për të qeverisur vendin.

Ai shton se kapitulli Balluku, është i mbyllur, teksa është hapur kapitulli i Ramës me drejtësinë, pas hetimeve të nisura mbi ish-agjentin e FBI Charles McGonigal.

Alimehmeti: Mosheqja e imunitetit do jetë një problem për të gjithë. Do jetë precedent, kushdo mund ta përdorë. Kapitulli është i mbyllur. Ne hamë dëmet. Edhe çështja për Tunelin u hap në limitin e kohës, po parashkruhej.

Ne e dimë mirë se kush ishte nxitja për këtë punë. Kemi krijuar një precedent që për sa kohë je në pushtet mund të bësh ç’të duash. Ne thotë kemi mandatet, deputetët. Mandatet merren për të qeverisur. Nuk ka lidhje me mbrojtjen e vjedhjes. Ai duket sikur i ka bashkuar që po të shkosh në qeveri normal që do vjedhësh.

Ndërkohë kemi dhe AKSHI, i lidhur direkt me kryeministrin. Është ngritur kapitulli Rama. Aty është mbërritur. E pashmangshme, ke dhe një kapitull tjetër Charles McGonigal. Kapitujt janë bërë shumë.



Source link