Të arrijmë objektivat e marrëveshjes, do mbrojmë interesat tona
3
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ka biseduar me Presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ekziston një mundësi për të shfrytëzuar sukseset e ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane për të arritur objektivat e luftës të parashikuara në marrëveshje.
Sipas tij, kjo marrëveshje do të mbrojë interesat jetësore të Izraelit.
Netanyahu shtoi se Izraeli vazhdon të sulmojë si Iranin ashtu edhe Libanin, duke shkatërruar programet e tyre raketore dhe bërthamore, si dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme Hezbollahut.
“Vetëm pak ditë më parë, eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë. Ne do t’i mbrojmë interesat tona jetësore në çdo rrethanë,” deklaroi Netanyahu.tanyahu.