Sulmohet Ilnisa Agolli pasi mbështeti publikisht Rogertin

March 23, 2026


Ish-banorja e edicionit të tretë, Ilnisa Agolli, ka zbuluar së fundmi se është përballur me reagime të ashpra dhe mesazhe denigruese nga publiku.

Shkak për këtë situatë është bërë një mesazh inkurajues që ajo dërgoi përmes platformës “Big Love” për banorin aktual të “Big Brother VIP 5”, Rogertin.

Gjatë një interviste në emisionin “Fan Club”, moderatorja theksoi se mbështetja e saj publike u prit me agresivitet nga një pjesë e ndjekësve të formatit, të cilët i kanë dërguar mallkime dhe kërcënime në llogaritë e saj personale.

Duke analizuar lojën dhe reagimet jashtë shtëpisë, Ilnisa u ndal te fenomenet e adhurimit ekstrem për disa nga banoret e tjera, duke i cilësuar ato si fenomene shqetësuese për shoqërinë.

Gjatë fjalës së saj në studio, ajo u shpreh saktësisht:

Rogerti është një djalë që ka përmbajtje dhe thelb sinqeriteti në llojin e tij. Shqiptarët duhet të kuptojnë që ndryshe është një njeri në një kompeticion siç është Big-u dhe ndryshe është një njeri në jetë. Edhe në këto mesazhet, në mbështetjen publike që bëra ndaj Rogertit, mesazhet private ishin shumë të ndyra, pasi kemi arritur deri në mallkime të një lloji… rubineti neverie do ta quaja unë. Ti nuk mund të mallkosh se unë mbështes Rogertin. Nuk mund të kalojmë në këto ekstreme si tifozë të zjarrtë që jemi për ‘sindromën’ Selin apo ‘sindromën’ Brikena, të cilat në fakt nuk janë asgjë, përveç se fundi i së ardhmes për fëmijët e së nesërmes.”



Source link