Rikthehet përplasja e dikurshme mes tyre

March 23, 2026


Me nisjen e edicionit të tretë të “Ferma VIP” këtë të premte, fokusi nuk është vetëm te konkurrentët brenda fermës, por edhe te paneli i opinionistëve jashtë saj.

Dhe pikërisht aty po përflitet më shumë se kudo: Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani, një dyshe që vjen me një histori të vjetër jo fort të qetë në sfond.

Për të kuptuar pse prania e tyre krah për krah pritet të sjellë “kuriozitet” në ekran, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë marrëdhënien mes tyre.

Gjithçka nis në periudhën kur Einxhel Shkira ishte një nga banoret më të forta dhe më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 1”.

Në një puntatë të emisionit “Goca dhe gra”, Armina Mevlani u shpreh pa doreza se loja e Einxhelit nuk i pëlqente aspak.

Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj,”deklaroi Armina asokohe, duke e bërë shumë të qartë kë mbështeste dhe pse.

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj si finaliste në BBVA, Einxhel u ftua pikërisht në studion e “Goca dhe gra”. Ajo që u vu re menjëherë ishte mungesa e Arminës në panel atë ditë (për shkak të një arsyeje personale).

Por Einxhel, e indinjuar nga deklaratat e mëparshme, nuk e la të kalonte pa një “thumb” ironik, duke e bërë të qartë se e kishte dëgjuar dhe e kishte marrë personalisht.

Zgjedhja më e mirë do ishte që ajo mos të ishte këtu kur unë të isha e ftuar. Besoj që nuk donte të më shihte me sy,” u shpreh ajo duke qeshur.

Nuk vonoi dhe në puntatën pasuese Armina u pyet drejtpërdrejt për reagimin e Einxhelit. Ajo u shfaq e habitur që situata mori përmasa kaq të mëdha, duke theksuar se kishte dhënë thjesht mendimin e saj si shikuese e formatit.

Armina sqaroi se, edhe pse kishin punuar bashkë më parë, mes tyre nuk ka pasur kurrë miqësi. Megjithatë, ajo këmbënguli se nga ana e saj nuk kishte asnjë inat të fshehur:

Thjesht nuk më ka pëlqyer te Big Brother-i. Ajo e ka marrë për keq sikur unë s’dua ta shoh me sy, por unë s’kam folur asnjëherë keq për të, sikur ajo për mua,” deklaroi Armina, duke u përpjekur ta mbyllte debatin aty.

Dhe tani, rrugët e tyre kryqëzohen sërish këtë herë jo si e ftuar dhe opinioniste, por me role të barabarta. Të dyja do të ulen krah njëra-tjetrës si opinioniste të “Ferma VIP 3”.

Se si do të funksionojnë bashkë si kolege, duke pasur parasysh këtë të kaluar me “shigjeta” nga distanca, mbetet për t’u parë.



Source link