Mbarova punë me b*** e tua në mendje (EMRI+Video)

March 23, 2026


Rasti i publikuar sot në emisionin “Stop” paraqet historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M, e cila pretendon, se është përballur me padrejtësi të rënda nga sistemi i drejtësisë.

Sipas saj, ngjarja nis rreth dy vite më parë, kur ajo dhunohet nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, ajo humb edhe fëmijën, që priste, pasi ishte disamuajshe shtatzënë.

Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M nuk e denoncoi menjëherë dhunuesin.

Ndërkohë, ky i fundit, për t’i paraprirë një hetimi ndaj tij, bën një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar zonjën për përndjekje.

Çështja merret në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto. R.M deklaron, se nuk është vënë në dijeni për këtë procedim për rreth 9 muaj dhe e mësoi vetëm, kur u thirr në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj.

Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon, se situata agravoi, pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje, që R.M i bëri emrit të babait të saj.

Sipas qytetares, kjo solli reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi denoncuesen me burg, duke i hapur më pas edhe një procedim tjetër penal. Në këto kushte, R.M nisi të ankohej pranë institucioneve të reja të drejtësisë, por nuk mori përgjigje.

Në këtë fazë, ajo thotë, se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp.

Sipas materialeve, të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M dhe Olger Eminajt kanë marrë natyrë thellësisht erotike.

Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën.

Biseda mes tyre:

“-E kush ka bërë gjumë tamam.

-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..

-Do të vërtetën?

-Fjete me mendje të ngritur?

-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!”



Source link