Ditë pas daljes së Gimbos, Selin bën deklaratën e papritur – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Disa ditë pas largimit të Gimbos nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Selin ka vendosur të flasë më hapur dhe pa rezerva rreth ndjenjave të saj për ish-banorin.
Gjatë një bisede të zhvilluar së fundmi me Mateon, ajo ka zbuluar se tërheqja e saj nuk ka qenë një zhvillim i ditëve të fundit.
Teksa fliste për të dhe dukej dukshëm e përmalluar për mungesën e tij në shtëpi, Selin pranoi se interesi kishte nisur që në fillimet e formatit.
Për të përkufizuar këtë raport, ajo u shpreh saktësisht:
“Për Gimbon ka qenë pëlqim që nga dita 1!”
Kujtojmë se dyshja nisën një romancë bashkë, ndërsa largimi i tij e ka lënë Selinën të përballet e vetme me dinamikat e shtëpisë.