Arrestohet një ekzaminere e patentëshoferëve në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
1
Një ekzaminere e patentëshoferëve është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Bëhet fjalë për Vjollca Lajqin, e cila dyshohet se ka kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës në procesin e ekzaminimit për pajisje me patentëshofer.
E njëjta është shoqëruar në stacion policor, ndërsa ndaj saj janë duke u zhvilluar veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.