Trump dha ultimatum për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, reagon Irani: Nëse sulmoni infrastrukturën energjetike, do marrim masa për…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Iranin se do të shkatërrojë infrastrukturën e tij energjetike, nëse vendi nuk hap brenda 48 orësh plotësisht Ngushticën e Hormuzit.
Në të kundërt, SHBA do të sulmonjë dhe shkatërrojnë termocentralet iraniane, “duke filluar nga më i madhi!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Garda Revolucionare ka reaguar pas ultimatumit, ndërsa premtoi të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit nëse Donald Trump i zbaton kërcënimet e tij.
“Nëse kërcënimet e SHBA-së në lidhje me termocentralet iraniane zbatohen, Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht dhe nuk do të rihapet derisa ato të rindërtohen”, paralajmëroi Garda Revolucionare në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë iraniane të lajmeve.