Ndahet nga jeta në Greqi 45 vjeçari nga Lezha Kastriot Matrizi. Humb jetën pas një aksidenti në Greqi 45 vjeçari nga Lezha Kastriot Matrizi.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Shqiptar i Rethimnos në Greqi.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ndodhjes së aksidentit me pasoja fatale për të riun lezhjan.
Kastriot Matrizi jetoi rreth 30 vite në Kretë dhe ishte një aktivist dhe mbështetës i shumë bashkëkombasve të tij.
Mesazhi i plotë i Komunitetit Shqiptar të Rethimnos:
“Sot zemrat u rënduan nga një lajm që nuk duhej të vinte kurrë.
U nda nga jeta tragjikisht miku, shoku dhe vëllai ynë Kastriot Matrizi,nga Lezha në moshen 45 vjecare (25.12.1980 – 21.03.2026 )
Një njeri i mirë, një shpirt i madh, një baba i përkushtuar i dy fëmijëve, një mik që dinte të jepte vetëm mirësi.
Ironia më e dhimbshme e fatit është se vetëm dje ai përcolli djalin e tij për të shërbyer në ushtri, me krenari dhe dashuri prindërore, ndërsa sot familja, miqtë dhe gjithë komuniteti, ne shokët e tij japim këtë lajm të kobshëm.
Kastrioti jetoi dhe punoi për mbi 30 vite në Kretë, duke u bërë jo vetëm një emigrant i ndershëm, por një nga zërat dhe aktivistët të përkushtuar të komunitetit shqiptar në Rethimno.
Ai ishte gjithmonë aty ku kishte nevojë për ndihmë, aty ku duhej një fjalë e mirë, një dorë që zgjatet, një zemër që kupton.

