Një burrë ka pësuar vdekje në moshë ende të parakohshme në Lezhë dhe dyshimet e policisë janë tronditëse.
P.P., 56 vjeç banor në fshatin Treshë të rrethit Lezhë, u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij sot në orën 09.30.
Familja njoftoi policinë dhe një ekip hetimor shkoi në vendngjarje ku konstatoi se viktima ishte i vdekur në një pemë.
Hetimi sugjeron se 55 vjeçari ka kryer vetëvrasje duke u varur në pemën e oborrit të shtëpisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /noa.al