Ky është polici hero që shpëtoi gruan nga vetëmbytja në lumin Buna

March 22, 2026


Një akt i rrallë guximi dhe humanizmi është shënuar nga radhët e Policisë së Shtetit, ku një efektiv i ri ka rrezikuar jetën për të shpëtuar një qytetare nga mbytja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një patrullimi rutinë në zonën e lumit Buna, ku efektivi 26-vjeçar, Erixhon Senko, ka konstatuar një grua 59-vjeçare në gjendje të rënduar psikologjike, e cila është hedhur në ujë me qëllim vetëmbytjen.

Pa hezitim, punonjësi i policisë është futur menjëherë në lumë dhe ka notuar drejt saj, duke arritur ta nxjerrë në kohë dhe t’i shpëtojë jetën. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe vendimtare, është shmangur një ngjarje me pasoja tragjike.

Ky rast vlerësohet si një dëshmi e përkushtimit dhe ndjenjës së lartë të përgjegjësisë në radhët e Policisë së Shtetit, duke nxjerrë në pah rolin e saj jo vetëm në garantimin e rendit dhe sigurisë, por edhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.



Source link