Kjo është gruaja që u plagos në Majac të Podujevës, 68 vjeçarja dyshohet se u plagos nga çika e kunatit
1
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku disa persona mbetën të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve, viktima e dytë është Miradije Gashi, 68 vjeç.
Të dyja gratë kanë pësuar lëndime të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa në të njëjtin rast një person ka humbur jetën dhe e dyshuara kryesore është gjetur e plagosur rëndë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim./Sinjali
E dyshuara për vrasjen në Majac tentoi t’i marrë jetën vetes, u vetplagos në kokë
Tragjedia në Llap: Kjo dyshohet se është autorja, gjendet e plagosur