Beatrix Ramosaj i jep fund romancës me të dashurin e huaj! Si erdhën deri tek ndarja
Prej shumë vitesh, Beatrix jeton në SHBA, ku dhe ka vendosur që të mos rikthehet më, të paktën jo për disa kohë.
Këngëtarja ka preferuar që të lërë pas të gjithë jetën e vjetër që kishte këtu, si dhe zhurmën e madhe që lidhja e saj me Donald Veshajn solli.
Jeta në kontinentin e largët ishte komplet ndryshe për të, pa miqtë, pa famën dhe pa kritikët që la në Tiranë.
Ndonëse në rrjetet sociale pak shfaqte për veten e saj, ishte thuajse e pamundur që të mos merrej vesh se ajo kishte gjetur sërish dashurinë.
Në disa pamje të publikuara muaj më parë në rrjetet sociale, artistja shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur me qetësi një ndeshje basketbolli mes skuadrave New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers. Ajo nuk ishte vetëm, në krah të saj qëndronte një person, i cili mendohej se mund të jetë partneri i saj i ri.
Kjo dalje është një nga të rrallat për këngëtaren, e cila prej kohësh është tërhequr nga vëmendja mediatike dhe jeton në SHBA së bashku me familjen e saj. Vetë këngëtarja i dha disa shenja pak muaj më parë, se tashmë kishte rigjetur sërish dashurinë.
Në një postim të fundit në “Instastory”, Beatrix ndau një foto nga vendi ku ndodhej, dhe mbi të shkruante një mbishkrim të thjeshtë dhe të ndjerë: “Të dua ty” në anglisht. Kjo ishte shenja e parë që i nxiti ndjekësit të mendonin se këngëtarja ka nisur një lidhje të re.
Por diçka duket se ka ndodhur dhe tashmë Trixa është sërish single. Miqtë pranë saj kanë bërë me dije se ajo dhe djali i huaj që u fotografua, nuk janë më në një lidhje, për shkaqe që vetëm ata të dy i dinë.