Artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja e jo në këtë formë – Kape Lajmin

March 22, 2026








Sevdai Radogoshi, i njohur në publik si “Qumili”, ka bërë bujë me deklaratën e dhënë së fundi ku tha se “studentët e fshatrave të Klinës e Malishevës kurrë nuk kanë qenë në teatër”. “Zhgënjyese” e ka quajtur këtë deklaratë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Ajo thotë se “madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të shërbyer si shembull, jo në këtë formë”.

Reagimi i saj i plotë:

 

Sa zhgënjyese!

Në një shoqëri të vogël si kjo e jona, me sfida ekonomike e kulturore, arti nuk ka qenë gjithmonë i qasshëm për të gjithë. Shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi reale të shkojnë në teatër. Kjo nuk i bën ata më pak të vlefshëm. Madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të shërbyer si shembull, jo në këtë formë.




Source link