Pas Big Brother, Alaudini vjen me spektakël tjetër

March 21, 2026


Kush mendoi se pas përfundimit të një tjetër sezoni të gjatë e plot zhurmë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti do të mbyllte telefonin për një pushim të gjatë, e ka pasur gabim.

Moderatori i njohur ka lënë pas kamerat dhe dinamikat e shtëpisë më të famshme për t’u fokusuar në një projekt krejtësisht ndryshe, që nuk ka të bëjë fare me televizionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Alaudini ka ndarë me ndjekësit datat e turneut botëror të “X by Adriatique”, duke vënë theksin tek data 11 Korrik 2026, ditë kur ky event zbret në Prishtinë.

Duket se këtë herë moderatori ka vendosur të shtojë korsi dhe po merret me këtë super event të muzikës elektronike.

Dyshja e famshme zvicerane e Adriatique po sjell në Kosovë konceptin e tyre “X”, i cili po bën xhiron e botës në destinacione si Ibiza, Nju Jork, Barcelona apo Tulum.

Screenshot



Source link