Njëherë, dy herë dhe zgjata kokën…
1
Pas ngjarjes së rëndë pas mesnate që trazoi rrjetin dhe vetë shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, Mateo ka thyer heshtjen duke dhënë versionin e tij të historisë.
I shfaqur dukshëm i mërzitur nga reagimi i saj dhe situata e krijuar, ai ka zgjedhur të ndajë detajet e incidentit me banorin tjetër, Shendritin.
Gjatë bisedës, Mateo ka pranuar se ka tentuar në mënyrë të përsëritur t’i afrohet Brikenës gjatë kohës që po kërcenin, një veprim që ka çuar në reagimin e ashpër dhe largimin e saj drejt Dhomës së Rrëfimit e më pas në tualet.
Për të justifikuar veprimet e tij, ai e ka konsideruar situatën thjesht si një “përpjekje për të tentuar”, pa marrë parasysh vullnetin e palës tjetër.
Ai u shpreh ekzaktësisht: “Ndodhi duke kërcyer bashkë. Por s’më pëlqeu reagimi që u mërzit aq shumë. U ul direkt, i thashë ‘si je’, më tha ‘mos më fol fare’, pastaj u çua dhe iku. Në fillim në dhomë të rrëfimit pastaj në banjo. Kërcyem njëherë, dy herë, s’vinin këngë shqip, u ulëm, ndejta sa ndejta, i thashë premtimi mbaroi këtu. Për mua rëndësi ka të tentoj, më jep kënaqësi, arrij s’arrij punë për mua. Njëherë, dy herë, dhjetë herë zgjata kokën dhe ndodhi ajo që ndodhi, u mërzit.”
Insistimi i tij i vazhdueshëm konfirmon dyshimet se kalimi i këtyre kufijve ishte shkaku i drejtpërdrejtë i gjendjes së saj të rënduar emocionale.
Më pas, Mateo tregoi se tentoi ta qetësojë Brikenën duke i vendosur një letër të shkruar në italiaht poshtë derës.