Pas momentit të kërcimit romantik dhe afrimitetit mes Mateos dhe Brikenës, situata në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se ka marrë një kthesë drastike dhe mjaft shqetësuese.
Ndryshe nga çfarë u duk fillimisht si një lojë provokimi gjatë mbrëmjes, orët e vona të natës kanë sjellë zhvillime të papritura.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Mateo e ka puthur Brikenën në buzë me forcë, jashtë vullnetit të saj.
Pas këtij episodi, Brikena është mbyllur në tualetin e shtëpisë për disa orë, duke u përballur me një gjendje të rënduar emocionale përgjatë mesnatës.
Deri në këto momente, mbetet ende e paqartë dinamika e plotë e situatës brenda shtëpisë.
Publiku është në pritje të një reagimi apo sqarimi zyrtar nga ana e produksionit të “Big Brother VIP Albania” për të hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur realisht.